Korridori 8 dhe 10D, mbahet seanca e parë e Komitetit dhe vendoset formimi i tre ekipeve

Date:

Sot është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për negocim, nënshkrim të marrëveshjes dhe ndërtim të Korridorit 8 dhe 10D me të cilin ka kryesuar Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi bashkë me anëtarët e Komitetit.

Gjatë seancës së Komitetit u vendosur që të propozohet deri tek Qeveria formimi i tre ekipeve të punës edhe atë:

-Njësia për zbatimin e projektit (Project Implementation Unit), njësia për realizimin e shpronësimeve dhe ekipi që do të merret me negociata.

-Komiteti për negocim, nënshkrim të marrëveshjes dhe ndërtimi të Korridorit 8 dhe 10D sot gjithashtu ka obliguar Ministrin e Financave që në afat prej një javësh të nominojë anëtar në ekipin i cili do të realizojë shpronësimin.

-Gjithashtu, Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore në afat prej 1 javë është obliguar që të propozojë pesë anëtar të ekipit të cilët do të të realizojnë bisedime me partnerin tanë strategjik dhe gjithashtu të nominojë anëtar në ekipin e njësisë projektuese.