“Nuk ka dhimbje më të madhe”, Fjoralba Ponari flet pas humbjes së nënës

Date:

Fjolarba, këtë periudhë nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale dhe ka vendosur që këtë dhimbje ta kaloj më tepër në privatësi, shkruan lajmi.net.

Ndërsa së fundi moderatorja mori vendim që t’iu përgjigjet pyetjeve të fansave.

Njëri nga ndjekësit e saj e kishte pyetur se sa mendonte që ti mbante rrobat e zeza.

“Sa mendon se do i mbash të zezat?” ishte pyetja.

Moderatorja u përgjigj se ajo i mban ende rrobat me ngjyra të errëta por siç shton ajo, asnjë veshje nuk e zvogëlon dhimbjen që ndjen.

Përmes kësaj përgjigje Ponari, ka përcjell edhe një mesazh për ndjekësen e cila ka humbur gjithashtu njërin prej prindërve të saj.

“Nuk ka humbje dhe dhimbje më të për një fëmijë sesa të humbasësh prindin. Por uroj po ashtu që të mos mundosh veten për mungesën e tij, e kjo disfatë e jetës të të shërbejë si forcë për t’u ngritur dhe më e guximshme. Sa për veshjet, unë jam ende me të errëta, jo të zeza, por mendoj se është shumë personale dhe asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit dhe as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”, shkruan Fjoralba. /Lajmi.net/