Putin: Pushtimi i Ukrainës ishte vendimi i duhur, s’kishim zgjedhje tjetër

Date:

Presidenti rus, Vladimir Putin ka justifikuar pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se ai kishte marrë “vendimin e duhur”.

“Qëllimet e ushtrisë ruse janë absolutisht të qarta dhe fisnike. Nga njëra anë, ne po ndihmojmë dhe po shpëtojmë njerëzit, dhe nga ana tjetër, thjesht po marrim masa për të garantuar sigurinë e vetë Rusisë. Është e qartë se ne nuk kishim zgjidhje. Ishte vendimi i duhur“, tha Putin.

Lexo edhe: Beteja e Donbasit si ajo e Kurskut: Një luftë e madhe tankesh, mund të vendosë fatin e Ukrainës

Presidenti rus është në një vizitë në Kozmodromin Vostochny në rajonin Amur në lindjen e largët të Rusisë, ku do të zhvillojë takimi me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko./abcnews.al