Qeveria e RMV-së: Me masat antikrizë çmime më të lira të karburanteve

Date:

Rezultatet nga masat antikrizë të Qeverisë janë të dukshme edhe atë në vazhdimësi. Për shkak të vendimeve të Qeverisë për të ulur akcizën dhe TVSH-në e derivateve të naftës, dallimet e çmimeve u amortizuan dhe nga sot ulen çmimet e karburanteve. Dizeli është më lirë për dy dhe benzina një denarë për litër, theksojnë nga Qeveria.

“Në përputhje me akcizën e ulur dhe TVSH-së për derivatet e naftës, ka rënë edhe çmimi i karburanteve të tjera. Në kushtet e krizës globale energjetike, Maqedonia e Veriut ka çmimet më të lira të karburanteve në rajon. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e masave për uljen e TVSH-së dhe akcizës për karburantet për mbrojtjen e ambientit jetësorë të qytetarëve dhe ruajtjen e likuiditetit të kompanive. Me masat e Qeverisë e kemi zbutur rritjen e madhe të çmimit të ushqimeve dhe energjisë dhe qytetarët kursejnë 300 denarë në muaj për naftë, 1.500 denarë për ushqim dhe 2.150 denarë për fatura për rrymë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Krahas të gjitha këtyre masave, Qeveria, siç theksohet, ngriti pagën minimale në 18.000 denarë dhe realizoi rritje rekord të pensioneve, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare shtesë për pensionistët.

Prej atje thonë se kanë ndarë pothuajse 615 milionë euro deri më tani për të menaxhuar sfidat e krizës më të madhe globale që nga Lufta e Dytë Botërore.