Arifi pret Milevskin, diskutojnë për projekte dhe investime në Likovë

Date:

Kryetari i Likovës, Erkan Arifi, priti ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, për të biseduar rreth projekteve të cilat do të investohen në të ardhmen.

“Sot në Komunë mirëpritëm Ministrin e vetëqeverisjes lokale z.Goran Milevskin, ku diskutuam tema të ndryshme rreth investimeve në të ardhmen për Komunën tonë. Me këtë rast u bë edhe pranimi i kontejnerëve dhe një kamioni të ri i cili i shtohet NKP.”Pisha” nga f.Likovë nga bashkëpunimi ndërkufitar me IPa-fondet e UE-së në bazë të programit të IPA-fondeve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, ku partner është Komuna e Preshevës”, është shprehur kryetari i Likovës.