Djali i ish-presidentit Thaçi feston ditëlindjen, poston një shkrim emocionues për babain në Hagë

59

Ai ka pranuar urime të shumta për ditëlindjen e tij, por nuk ka lënë anash pa kujtuar edhe babain e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi i cili aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë.

Endriti ka treguar se disa çaste më parë ka pranuar telefonatë edhe nga babai i tij, ndërsa ka thënë se edhe në këtë ditëlindje nuk gjendet afër tij.

“Në ditën kur linda ishte kohë lufte, babin nuk e kisha afër. Ishte në zjarrin e luftës për liri. Sot në ditëlindjen time të 23-të, është kohë lirie, por atë sërish nuk e kam afër. Tani është në mbrojtje të luftës, që me përkrahjen e aleatëve, na solli lirinë”, ka shkruar Endriti.

Megjithatë ai u shpreh i lumtur që përmes telefonit ka biseduar me atë.

“Jam shumë i lumtur që sapo ia dëgjova zërin dhe mora urimin prej tij. Më mungon shumë babi, por krenohem me ty”, shtoi ai.

Kujtojmë se ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet që afër 2 vite në Hagë. /Lajmi.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here