Kujdes, një mesazh mashtrimi së bashku me një link po përhapet në Messenger

Date:

Pikërisht përmes Messenger, që lidhet direkt me rrjetin social Facebook po bëhet një mashtrim i cili ka nisur së fundi.

I njohur si “Phishing”, ky mashtrim vie përmes një mesazhi ose drejtpërdrejt në profilin tuaj në Facebook, apo përmes aplikacionit Messenger.

Në këtë link shkruan: “Shiko çfarë gjeta” (në gjuhën angleze) dhe përfshin një emoji si dhe një hiperlink.

Por kujdes, sepse këtë link nuk duhet ta klikoni.

Shanset janë që mesazhi të vijë nga një mik ose kontakt tjetër të cilit iu është kompremetuar llogaria.

Pra, derisa duket se vjen nga një burim i besuar, është në të vërtetë një mënyrë për të provuar dhe për të fituar qasje në të dhënat tuaja./Lajmi.net/