Rekomandohet heqja e certifikatave-KOVID për hyrje në shtet

Date:

Komisioni për Sëmundje Infektive sot ka rekomanduar heqjen e posedimit të detyrueshëm të certifikatës për vaksinim ose për tejkalimin e Kovid-19 për hyrje në shtet.

Mehmedoviq tha se kjo do të vlejë për shtetasit tanë dhe shtetasit e huaj që vizitojnë vendin.

“Kemi vendosur dhe kemi dhënë rekomandim që të hiqet certifikata për hyrje në shtet që kërkohej deri tani, e dini që gjatë muajve të kaluar e kemi hequr certifikatën për dalje nga shteti, tani e heqim edhe certifikatën që kërkohet për hyrje në shtet, pa marrë parasysh nëse janë shtetas tanë apo të huaj”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.