Shaqiri: Jam i gatshëm të ridestinojmë pjesë nga mjetet buxhetore të MASH, në mënyrë që të afrohemi me përqindjen e rritjes së pagave që e kërkon SASHK

Date:

Unë si ministër i Arsimit dhe Shkencës jam i gatshëm të tërhiqem nga disa investime dhe aktivitete të tjera të përcaktuara në programin e punës së MASH-it  për këtë vit kalendarik, të cilat shkaktojnë implikime fiskale, me qëllim  që të sigurohen  më shumë mjete  me të cilat do të përafrohemi me përqindjen e rritjes së pagave të mësimdhënësve që e kërkojnë SASHK-u. Këtë e kërkova edhe nga ministrat e tjera në Qeveri ndërsa shof një mundësi përmes së cilës do të mund të arrijmë zgjidhje në kuadër të dialogut social me sindikatën.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri këtë e deklaroi gjatë pjesëmarrjes së tij në TV Alsat duke theksuar se negociatat me SASHK-un janë intensifikuar dhe se deri në fund të kësaj jave ai shpreson të arrijnë  marrëveshje.

“Greva ka filluar dhe kërkojmë zgjidhje për tejkalimin e  situatës sa më shpejt të jetë e mundur. Natyrisht, se  Qeveria do të dorëzojë propozim deri te sindikata, i cili do të jetë i përshtatshëm për mundësitë buxhetore dhe shpresoj i pranueshëm për SASHK-un. Le t’i kthejmë fëmijët në shkolla, dhe pastaj do të diskutojmë se si do të kompensohet mësimi i humbur, “theksoi  Shaqiri.

Ministri u shpreh  se angazhimi i Qeverisë është të gjejë një zgjidhje sistematike me të cilën pagat e të punësuarve në fushën e arsimit do të rriten me çdo rritje të pagës minimale, e cila është në të vërtetë edhe një nga kërkesat e SASHK-ut , duke e marrë parasysh atë se rritja u paralajmërua në vitin 2023 dhe 2024.

“Mua më gëzon faktin se po bisedojmë  për rritjen e pagave. Kjo Qeveri ka rritur në disa raste  pagat e mësimdhënësve edhe atë 5% në 2018 dhe 2019 dhe 10 % në vitin 2022 ku është shtuar edhe përvoja e punës dhe kështu rritja kumulative është mbi 21%. Kështu që edhe këtë herë ne do të përkrahim kuadrin mësimor. “, u shpreh ministri.

 

Shaqiri theksoi se SASHK-u mbetet partner i rëndësishëm i MASH-it në krijimin e politikave arsimore dhe se plani është që sindikata  të kyçet në përgatitjen e strategjisë së re kombëtare të arsimit, e cila do të jetë afatgjatë dhe asnjë ministër në të ardhmen nuk do të jetë në gjendje të bëjë lëshime, ndërsa do të mbulojë të gjitha aspektet e sistemit arsimor, duke përfshirë edhe mundësitë për zhvillim në karrierë dhe zhvillim profesional të mësimdhënësve  dhe për avancimin e  statusit ekonomik