Zaev: Marrëveshja e Prespës ia vlente dhe prapë do të dëshmojë se ia vlen

Date:

Ish-kryeministri Zoran Zaev do të marrë pjesë në Kongresin e tretë të partisë opozitare greke SYRIZA, i cili do të mbahet nga 14 deri më 17 prill dhe pak para udhëtimit në Athinë, në një intervistë për portalin informativ grek “Ajidis”, tha se Marrëveshja e Prespës ia vlente dhe do të tregohet se ia vlen dhe problemi kthehet në zgjidhje, konflikti në bashkëpunim dhe armiqësia në aleancë, njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina.

Ai vlerëson se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është në nivel mjaft të lartë. Ai komentoi se “ka pika ku ka bashkëpunim dhe progres shumë shpejt, ka pika ku bashkëpunimi është me ritme të moderuara”, duke theksuar se progresi është i dukshëm dhe nuk ka vonesa, nuk ka kthim prapa.

“Kryeministrat Kovaçevski dhe Mitsotakis i pamë një ditë më parë në Delphi për një takim të përbashkët miqësor, konstruktiv. Jam i bindur se qytetarët dhe forcat politike që duan miqësi dhe bashkëpunim në vend të izolimit dhe konfliktit janë seriozisht më të shumtë dhe më dominues në krahasim me ato në vendet tjera”, tha Zaev.

Pyetjes për Marrëveshjen e Prespës ai i përgjigjet me disa pyetje, “para 2018 a kemi qenë fqinjë që nuk dëgjoheshim, që nuk komunikojshim dhe që kemi pasur qëndrim armiqësor ndaj njëri-tjetrit?”, por edhe “a jemi tani fqinjë që a janë bashkë në NATO?, që mbështesin dhe mbrojnë njëri-tjetrin, a bashkëpunojnë kompanitë nga të dy vendet më shumë se më parë, si dhe a nuk e ka më në fund Greqia problem me faktin që ne jemi maqedonas nga Maqedonia e Veriut?

“Po ju thërras juve, por edhe të gjithë ata që do ta lexojnë këtë intervistë, vendosin dorën e djathtë në zemër dhe përgjigjuni këtyre pyetjeve, ashtu siç po e bëj unë për momentin. Unë them: ia vlente. Dhe prapë do të dëshmojë se ia vlen”, thotë Zaev.