Rusia kërcënon për eskalim bërthamor nëse Suedia dhe Finlanda hynë në NATO

Date:

Rusia ka thënë se “nuk do të flitet më për një Baltik jobërthamor” nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s.

Të dy vendet po rishikojnë marrëveshjet e tyre të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Sondazhet si në Suedi ashtu edhe në Finlandë kanë treguar për mbështetje për anëtarësimin në NATO, shkruan Sky News.

Por, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, tha se zhvillime të tilla do të sillnin një përgjigje nga Moska.

“Nuk mund të flitet më për ndonjë status pa armë bërthamore për Balltikun – ekuilibri duhet të rivendoset”, tha ai.

“Deri më sot, Rusia nuk ka marrë masa të tilla dhe nuk e kishte ndërmend të merrte”.

Duke shkruar në Telegram,  Medvedev pretendoi se NATO po përgatitej të pranonte Finlandën dhe Suedinë me “procedura minimale burokratike”.