Vasfije Krasniqi: 14 prilli ka përcaktuar fatin tim, Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet e kryera

Date:

14 prilli, shënon Ditën e të Mbijetuarave të Dhunës Seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në të njëjtën ditë, në vitin 1999, është dhunuar një nga viktimat, tani deputete e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, e cila u rrëfye për herë të parë publikisht për krimin ndaj saj. Po ashtu, në muajin prill gjatë luftës janë shënuar më së shumti viktima të kategorisë së tillë, njofton Klankosova.tv.

Vasfije Krasniqi-Goodman thotë se 14 prilli ka përcaktuar fatin e saj dhe një gjë është e sigurt që Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer.

“Bota ka për të dëgjuar atë që ka ndodhur me djemtë e vajzat, me burrat dhe gratë gjatë viteve 1998-99 dhe një gjë është e sigurt se Serbia do të mbahet përgjegjëse për krimet që ka kryer! Është 14 prilli që ka përcaktuar fatin tim, e unë kurrë nuk do të harroj zotimin tim për drejtësi,” ka shkruar Krasniqi-Goodman.