Beatrix Ramosaj surprizohet nga fansat, ky është reagimi i saj

Date:

Kjo këngë për dy ditë ka arritur mbi 1 milion klikime në kanalin zyrtar “Youtube”, shkruan lajmi.net.

Beatrix, vetëm në rrjetin social “Instagram” ka rreth 678.000 ndjekës dhe shumë herë , ajo pranon dhurata të ndryshme nga fansat e saj.

Ndërsa së fundi Trixa, është surprizuar sërish nga fansat e saj pas publikimit të projektit më të ri.

Këtë surprizë e bëri të ditur këngëtarja përmes një “InstaStory”, ku dhe i shfaqi dhuratat.

“Engjëjt e mi, sa shumë ju dua djema, e bëmë, dreqin e bëmë çfarë do të bëja pa ju djema ju jeni drita e jetës sime është një festë 1 milion”, ishte mbishkrimi i këngëtares.

Kujtojmë se kënga “Ma shumë se ti” supozohet se është dedikim i Beatrix për ish të dashurin e saj, Donaldin.  /Lajmi.net/