Hapja e negociatave, DASh: BE vendos për ndarjen e mundshme të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

49

SHBA vlerëson se përgjigjen për çështjen e ndarjes së mundshme të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në pas qershorit, duhet ta japin palët e përfshira dhe Unioni.

Të pyetur nëse SHBA është dakord ta ndajnë procesin që Shqipërinë të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE në qershor ndërsa Maqedonia e Veriut të qëndrojë për shkak të bllokadës së Bullgarisë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Prajs në brifingun e mbrëmshëm tha se për këtë vendosin vendet e BE-së.

“Ne kemi partneritete dypalëshe me vendet në fjalë, si dhe me BE-në dhe në lidhje me këtë është më mirë t’u drejtohemi këtyre vendeve dhe Unionit”, deklaroi Prajs.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here