ISH-KRYEMINISTRI ZAEV DO TË MBAJË FJALIM SONTE NË KONGRESIN E SYRIZA-S

Date:

Pas pritjes së ngrohtë të djeshme si nga anëtarët ashtu edhe nga lideri i SYRIZA-s në fillim të Kongresit të tretë të partisë, ish-kryeministri Zoran Zaev, sonte do të mbajë fjalim.

Ish-kryeministri dhe ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ndodhen në Athinë dhe mbrëmë e ndoqën fjalimin e kreut të SYRIZA-s, me të cilin u shënua fillimi i Kongresit. Para fillimit, ata u pritën ngrohtësisht nga ish-ministrat e qeverisë të SYRIZA-s, përfshirë ish-shefin e diplomacisë dhe arkitektin e Marrëveshjes së Prespës, Nikos Koxijas.

Kryetari i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, në fjalën e tij, ndër të tjera, iu referua Marrëveshjes së Prespës, por edhe pranisë së Zaevit në sallë.

 

Ciprasi ndër të tjera u përqëndrua në atë që kanë bërë si qeveri dhe temat me të cilat krenohen, duke potencuar edhe Marrëveshjen e Prespës.

Pjesa e fjalimit kushtuar Marrëveshjes së Prespës shkaktoi duartrokitje të mëdha nga anëtarët dhe simpatizantët e pranishëm të SYRIZA-s.

Videoja e pjesës konkrete të fjalimit të Ciprasit është shpërndarë në rrjetet sociale si nga ish-kryeministri ashtu edhe nga ish-ministri.

Zaev falënderoi Ciprasin dhe SYRIZA-n dhe tha se “duhet të bashkohemi për paqe, solidaritet dhe stabilitet”.

“Po, vërtet, në kohë krize është detyra jonë patriotike të mbështesim të gjitha përpjekjet e forcave përparimtare. Të gjithë duhet të bashkohemi për paqe, solidaritet dhe stabilitet”, ka shkruar ish-kryeministri.

Filipçe megjithatë komentoi se “ne kemi ndërtuar ura dhe miqësi të qëndrueshme”.

Kongresi i tretë i SYRIZA-s është nën moton “Fillim i ri për ndryshime politike”.