MPPS: Akuzat se grevistët janë frikësuar janë të pavërteta

60

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i mohon plotësisht akuzat për frikësimin e grevistëve si të pavërteta.

Kjo për faktin se deri më tani ministria dhe shërbimi inspektues nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga bordet e grevës apo individualisht nga pjesëmarrësit në grevë për pengim të grevës në institucionet parashkollore, thuhet në shkresën e Ministrisë së Punës dhe Politikë Sociale.

Nga atje i kujtojnë sindikatës se orari i punës së punëtorëve në çerdhe është i rregulluar sipas kontratës kolektive, ndërsa e drejta në grevë është e rregulluar me Ligjin e Punës dhe se gjatë grevës kontributet janë paguar në bazë të nivelit më të ulët. Si dhe fakti që Ligji për Marrëdhëniet e Punës ka dhënë mundësi që paga neto gjatë grevës të paguhet nga organizatori i grevës në rastin e sindikatës, kujtojnë MPSP-ja.

Për të gjitha indikacionet për çerdhet, nga Ministria theksojnë se kanë pasur për qëllim informimin e punonjësve në çerdhe se si të sillen me fëmijët në kushtet e grevës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here