Radev: Bullgaria pret që Maqedonia e Veriut të respektojë të drejtat e qytetarëve të saj

62

Integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte tema kryesore e bisedës telefonike mes presidentit bullgar Rumen Radev dhe homologut të tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, njoftojnë nga Kabineti i presidentit bullgar.

Në bisedë, Radev theksoi se është në interes të stabilitetit të Evropës së Bashkuar që çdo vend kandidat për anëtarësim në BE të respektojë vlerat evropiane që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve të saj, duke theksuar se Bullgaria pret rezultate kategorike nga Republika e Maqedonisë së Veriut për këtë çështje, para se të japin pëlqim për fillimin e negociatave me BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here