Profesoresha Abazi: Vazhdimi i grevës do t’i dëmtonte nxënësit, ka pasur raste kur ne kemi punuar pa pagesë!

Date:

Për 40 vite punoi si profesoreshë në shkollën e mesme, Zef Lush Marku, profesoresha tashmë e pensionuar, Merita Abazi thotë se greva e mësimdhënësve duhet të ndalet dhe nxënësit të kthehen në bankat shkollore.

Në një prononcim për indeks.mk, ajo  kujton periudhën e saj si profesoreshë dhe thotë se ka pasur moment kur nuk kanë marrë fare pagesë për punën e kryer dhe se nuk u ka interesuar kjo.

Abazi në deklaratën e saj thotë se greva e stërzgjatur do t’i dëmtojë fëmijët që sipas profesoreshës tashmë të pensionuar këtë edhe e presin, të rrinë në shtëpi dhe të mos shkojnë në shkollë.

Profesoresha potencon dhe kujton se Sindikata e Arsimit në të shumtën e rasteve i ka tradhtuar mësimdhënësit.

Shton se nxënësit nuk duhet të humbin më nga mësimi, sepse humbën mjaft në kohë pandemie e në kohë të mësimit online./indeks.mk/