168 gjoba për shoferët në Shkup, 43 për vozitje të shpejtë

Date:

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (18.04.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 gjoba, nga të cilat 43 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 20 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Janë vendosur 12 masa për përdorimin e celularit, 12 sanksione për mosrespektim të të drejtës së kalimit, shtatë masa për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), katër sanksione për automjete të paregjistruara”.

“Aksionet e intensifikuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.