Konkurrentja e “Për’puthen” pjesë e klipeve të artistëve shqiptarë më në zë

Date:

Laureta u përfol shumë për disa situata të palakmueshme të cilat kishin të bëjnë me organet shtetërore, në të cilat ajo ishte e përfshirë në të kaluarën, shkruan lajmi.net.

Por përtej kësaj ajo merr vëmendje gjatë programit edhe me debatet e saj.

Madje ajo njihet edhe si modele dhe kërcimtare.

Ndryshe Laureta edhe vite më herët ishte pjesë e ekranit por përmes klipeve të artistëve të njohur shqiptarë.

Ajo ishte pjesë në këngën e famshme të grupit Babastars.

Por ajo morri pjesë edhe në njërën këngë të reperit rival të grupit Babastars. Laureta ishte pjesë e klipit të Noizyt në këngën “Not gonna talk”.

Konkurrentja nga Kosova ishte pjesë edhe e klipit “Idiote” e Gjestit.

Ndryshe Laureta është motra e Rrushes, konkurrentja tjetër e “Për’puthen”./Lajmi.net/