Kallëzim penal për 6 policë të Maqedonisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Date:

Siç njoftojnë nga MPB, policët M.S, L.I A.D, V.T, N.M, dhe NQ të punësuar në SPB Shkup kanë kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve”.

“Në periudhë nga 18 dhjetori vitin e kaluar deri më 21 shkurt këtë vit, ata kanë përgatitur shënime zyrtare dhe urdhra për punë më të gjatë se orari i plotë në të cilat kanë përshkruar orë i denoncuari i parë, edhe pse e kanë ditur se nuk ka qenë i pranishëm gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare në rastet në të cilat kanë qenë të angazhuar “, thonë nga policia.

Ata shtojnë se policët me këtë veprim e kanë dëmtuar buxhetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm parashtroi kallëzim penal kundër policëve./Telegrafi/