Ministria e Drejtësisë: Nuk jemi kompetent për regjistrimin e klubit “Vanço Mihajllov”

Date:

Ministria e Drejtësisë nuk është kompetente për regjistrimin e klubit “Vanço Mihajllov”, kompetenca është e Regjistrit Qendror Manastir, thonë për MIA-n nga Ministria e Drejtësisë.

Theksojnë se klubi “Vanço Mihajllov” është regjistruar më 15.03.2019 në Regjistrin Qendror Manastir.

Nga atje informojnë se është u përgatitur Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione.

“Është formuar grupi i punës më 16.03.2022 Është shpallur edhe thirrje publike në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë për sugjerime dhe vërejtje të organizatave për propozim ndryshimet. Qëllimi i ligjit është përmirësimi i kornizës juridike në pjesën e dispozitave të cilat kanë të bëjnë me statusin e organizatës me interes publik, regjistrimin e organizatave civile, përcaktimin e statusit të organizatave jofitimprurëse dhe mënyrën e financimit të tyre”, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Dje ish-ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska përmes rrjeteve sociale tha se Ministria nuk ka dhënë leje për themelimin e shoqatës me emrin Vanço Mihajllov në vitin 2019, pas çfarë nga Regjistri Qendror kumtuan se praktikisht Ministria është shpallur jokompetente, dhe nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, përveç ta regjistrojnë Shoqatën.

“Regjistri Qendror e merre parasysh njoftimin nga Ministria e Drejtësisë për mospasjen e regjistrit për personalitet historike por, gjithashtu, nuk është paraparë se ndonjë organ tjetër shtetëror udhëheq regjistër të personaliteteve historike. Apo, me fjalë të tjera, nuk ekziston organ shtetëror kompetent i cili mund të lëshojë leje për përdorimin e emrit të personalitetit”, kumtuan nga Regjistri Qendror.

Ata thirren në nenin 49 në të cilin thuhet se “Sipas nenit 49 të Ligjit për shoqata tregtare – Në Në firmë mund të vendoset emri dhe mbiemri i personit historik dhe personit tjetër të njohur vetëm në pëlqimin e personit, apo, nëse ka vdekur, në pëlqimin e të afërmeve të tij deri në brezin e tretë, në vijë të drejtë, ndërsa nëse nuk ekzistojnë të tillë, pëlqim jep Ministria e Drejtësisë”.