Nedellkov – SASHK do të analizojë qëndrimin e Qeverisë, deri atëherë greva do të vazhdojë

54

Këshilli i SASHK-ut nesër do të mbajë seancë për të bërë një analizë të detajuar të qëndrimit të Qeverisë dhe do ta komentojë atë, tha sot kryetari i SASHK-UT, Jakim Nedelkov pas vendimeve të marra nga Qeveria në seancën e djeshme lidhur me gjendjen në shkollat ​​fillore dhe të mesme të shkaktuar nga greva e punonjësve.

Deri atëherë, gjegjësisht derisa anëtarët e SASHK-ut nuk deklarohen ndryshe, greva vazhdon”, ka shkruar Nedelkov në Facebook.

Ndryshe, Qeveria në seancën e djeshme ka marrë vendim që të bëhet rebalanci i Buxhetit, me të cilin duhet të sigurohen mjete për rritjen e pagave të punëtorëve në arsim dhe çerdhe për 10 përqind. Qeveria i bëri thirrje SASHK-ut që ta pranojë këtë rritje dhe të vazhdojë procesi edukativo-arsimor në interes të fëmijëve.

Sipas shërbimit për media të Qeverisë, ajo ka udhëzuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministrinë e Financave që të sigurojnë mjete për rritjen e pagave në arsimin fillor, të mesëm dhe mbrojtjen e fëmijëve për 10 përqind. Në seancë janë marrë edhe vendime tjera lidhur me grevën në arsim.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot më herët u ka bërë thirrje arsimtarëve që të shqyrtojnë vendimin për ndërprerjen e mësimit, të shqyrtojnë ofertën për rritje të pagave prej 10% dhe gjendjen ekonomike në vend dhe të thërrasin nxënësit në shkolla.

Ministri deklaroi sot se është në komunikim me kryetarin e SASHK-ut Jakim Nedellkov.

Nedellkov konfirmoi se ka biseduar në telefon me ministrin Shaqiri, por tha se nuk ka marrëveshje konkrete që do të çonte në ndërprerjen e grevës në shkolla dhe çerdhe dhe rritje të re të pagave për 10 përqind të ofruar tashmë.

SASHK është në grevë tashmë javën e dytë nëpër shkolla dhe çerdhe, duke kërkuar rritje të pagës dhe harmonizim me pagën minimale që është 18 mijë denarë nga muaji Mars. Sindikata fillimisht hodhi poshtë ofertën e qeverisë për rritjen e pagave me 10 përqind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here