Qytetı i Shkupit paralajmëron rigjallërim të Çarshisë së Vjetër

Date:

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dje në Kanal5 foli pak edhe për Çarshinë e Shkupit, për të cilën, siç tha, komuna po përgatitë plan aksional për rigjallërim të Çairshisë.

“Qyteti i Shkupit ka filluar me përgatitjen e analizës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Ekipe të Qytetit kanë kryer inspektime, gjatë javëve të ardhshme do të prezantojmë analizën me plan konkret aksional për atë çfarë do të bëhet në Çarshinë e Shkupit, në afatin e së cilës od të kontribojmë që të përmirësohen përmbajtjet dhe ajo të rigjallërohet”, deklaroi Arsovska.

Ajo shprehet se shitësit në Çairshi nuk kërkojnë shumë përpos kushteve elementare.

“Kërkesat e qytetarëve nuk janë megalomane. Kërkojnë kushte për të punuar më mirë. Kërkojnë mënyrë si të gjallërohet Çarshia dhe pikërisht kjo është ajo që duam ta bëjmë”, tha Arsovska.