Sulemani porosi Lëvizjes Besa: Ishim të mirë kur krijuam shumicën, e tani na akuzoni

Date:

Këshilltari Hambi Sulemani nga lista “Më mirë për Tetovën”, i ka reaguar këshilltarëve të Lëvizjes Besa, kryetarit të Komunës Bilall Kasami dhe mbështetësve të kësaj partie të cilët e akuzojnë se Sulejmani është politikisht i manipuluar.

Sulemani u ka kujtuar mbështetësve të Kasamit dhe vet kreut të Komunës së këshilltarët e listës “Më mirë për Tetovën”, ishin të mirë dhe nuk ishin të manipuluar në momentin kur krijuan shumicën po edhe kur votuan e miratuan mbi 100 propozime, njofton indeks.mk

“Veç vazhdoni gaboni ne do ju korigjojmë çdo herë! Mbi 10 aktivitete dhe projekte të angazhuar për nji Tetovë të mirë , dhe përsëri kolegët këshilltarë po akuzojnë! Punoni JU sa po punojmë ne për qytetin tonë! Edhe kompenzimin për punën që bëjmë (RROGËN) për qytetin TËND/TIMIN po e dhurojm!”, ka shkruar Sulemani.