LSDM: Agjenda politike e SASHK-ut në dëm të fëmijëve

Date:

Paraqitja e fundit e kryesisë së SASHK-ut i ngjan një shfaqjeje politike, me agjendë të qartë politike dhe shantazh që dëmton fëmijët, studentët dhe procesin arsimor. Kjo konfirmon refuzimin e djeshëm të kryesisë së SASHK-ut për propozimin e Qeverisë për rritje të pagave për 10 përqind, përkatësisht paga më të larta prej 2500 deri në 3000 denarë për punonjës në kohë krize dhe afate ligjore për harmonizimin e pagave që nuk kanë skaduar, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së.

“Sipas Ligjit për pagën minimale, harmonizimi i pagave bëhet brenda 6 muajve, që do të thotë se nuk ka bazë për grevë, gjegjësisht grevë para skadimit të këtij afati është shantazh.

Kryesia e SASHK-ut asnjëherë nuk i ka përmendur nxënësit dhe fëmijët që janë më të rëndësishmit dhe as prindërit që vetë kryesia e SASHK-ut i vë në paqartësi.

“E drejta për grevë është e garantuar, por e garantuar dhe në të njejtën kohë më e rëndësishme është e drejta e arsimimit të nxënësve ”, deklaroi LSDM.