Sela, Taravari, Kasami dhe Hoxha të pafuqishëm për ta shkarkuar drejtorin antishqiptar të Levicës

Date:

E ndihmuan në zgjedhjet lokale në mënyrë direkte Danilla Arsovskën, por tash Sela, Kasami e Taravari janë të pafuqishëm për të ndalur veprimtarinë dhe penguar vendimet anti-shqiptare të Arsovskës.

Ajo së fundmi në krye të Qendrës Informative Kulturore në Shkup ka emëruar Toni Dimitrov, i cili vjen nga Levica, parti e cila nuk e njeh gjuhën shqipe si zyrtare. Veprimin e parë që Dimitrov e ka marrë si drejtor i ri i QIK ka qenë heqja e gjuhës shqipe nga ky institucion.

Pafuqia e tyre për të ndalur veprimtarinë e Arsovskës dhe Dimitrovit rritet edhe më shumë kur merr parasyshë faktin se Aleanca e Selës mban edhe pozitën e nënkryetarit në Qytetin e Shkupit.

Ndryshe Dimitrov u bë lajm edhe dje pasi drejtori i ri i QIK, nuk e dinte nëse ka luftë në Ukrainë.

Duke cituar pjesë të librit “1984”, Toni Dimitrov, drejtori i Qendrës Informative Kulturore në Shkup, kuadër i Levicës, partnere koalicioni e Aleancës dhe Besës, shkruan në faqe e tij në facebook se nuk ka njohuri nëse ka luftë në Ukrainë apo ajo është duke ndodhur vetëm në media./indeks.mk/