Fifi dhe Tuna në një bashkëpunim muzikor?

Date:

Përveç aktivitetit të saj me muzikë këngëtarja  është aktive edhe me postime në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Fifi përmes posimeve në rrjete sociale ndan përditshmërinë e saj me publikun.

Së fundmi ajo bëri një bisedë virtuale me fansat e saj ku u përgjigj disa pyetjeve.

Njëra nga pyetjet ishte se me cilën këngëtare ajo do bënte bashkëpunim.

“Me Tuna Sejdi” ishte përgjigjja e këngëtares.

Më pas Tuna e ri postoi fotografin dhe pyeti se a jemi, kështu duke nxitur dyshime për një bashkëpunim të mundshëm.

Ndryshe Fifi para pak muajsh publikoi këngën e saj të fundit e cila titullohet “Hana” dhe këtë këngë ia dedikoj të dashurit të saj, Adis Patushës. /Lajmi.net/