Ish konkurrentja e “Për’puthen” kopjon Bora Zemanin

Date:

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani, shumë shpesh bëhet frymëzim për konkurrentet e “Për’puthen” me stilin e saj të veshjes.

Edhe kësaj radhe ajo është kopjuar nga ish konkurrentja, Mikela, shkruan lajmi.net.

Mikela ka marrë vëmendje me daljen e saj të fundit në storjen e ‘Instagramit’.

Nga gjithë sharmi që ajo po posedon, në sy bie krejt diçka tjetër.

Ish konkurrentja ka të veshur një bluzë korset të njëjtë sikur të moderatores së programit, Bora Zemanit e cila këtë veshje e kishte pak puntata më parë.

Kujtojmë që Mikela pas daljes nga programi ishte shprehur se dëshironte të ishte si Bora dhe të korrte suksese njësoj si ajo./Lajmi.net/