Ahmeti uron Makronin: Presim përkrahje më të madhe në rrugëtimin drejt BE-së

Date:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti uron Presidentin Francez per rizgjedhjen e Kreut të Francës, ja dhe postimi i Ahmetit në rrjetin social Facebook:

“Fitorja e sotme e Emmanuel Macron dhe rizgjedhja e tij president i Francës ruan themelet e Europës së bashkuar, pro aleancës paqeruajtëse me SHBA-të dhe vazhdimësinë e pozicionimit të saj pro integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast, përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për presidentin Macron, me të cilin jam i bindur se do të thellojmë raportet e shëndosha të bashkëpunimit dhe do të kemi përkrahjen edhe më të madhe të Francës për finalizimin e qëllimit tonë të integrimit që do i sjellë Europës stabilitet dhe qëndrueshmëri më të madhe.”