Kryeministri Kovaçevski: Në 100 ditët e para vendosëm bazat e qeverisjes efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme

45

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë tematike kushtuar të arriturave të Qeverisë dhe ministrive në 100 ditët e para të funksionimit.

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se me këtë seancë, si dhe me ngjarjet që do të ndodhin në periudhën e ardhshme, ai, zëvendëskryeministrat dhe ministrat do të përmbledhin dhe prezantojnë gjerësisht arritjet e deritanishme.

 

Kovaçevski theksoi se me përgjegjësi dhe përkushtim dhe vëmendje të plotë në Qeveri në 100 ditët e para është fokusuar në formimin dhe harmonizimin e ekipit të ri për përgatitjen dhe zbatimin e përgjigjeve më të përshtatshme për sfidat serioze që na presin.

 

“Qeveria aktuale ka vendosur dhe mbetet në një synim të qartë – Të ofrojë siguri dhe vazhdimësi në krijimin e kushteve për një jetë më të mirë dhe një të ardhme evropiane e të begatë për qytetarët tanë. Kjo kërkon qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme. Këto janë veçoritë që i kam kërkuar nga të gjithë ministrat që kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit që bashkërisht përpiqet t’u shërbejë interesave të të gjithë qytetarëve, pa përjashtim”, tha kryeministri Kovaçevski në fjalimin e tij në seancën tematike.

 

Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo përbërje e Qeverisë ka përcaktuar qartë prioritetet për punë dhe ka krijuar një program që është përmirësuar, bazuar në legjitimitetin zgjedhor të fituar në zgjedhjet e vitit 2020, duke inkorporuar angazhimet programore të partnerit të ri të koalicionit Alternativa.

 

Ai shtoi se Programi i kësaj Qeverie përfshinë synime të reja programore autentike që kanë qenë të nevojshme dhe kanë dalë nga sfidat e reja që kanë qenë para nesh.

 

“Një prioritet kyç, i parë është ballafaqimi me krizën energjetike në vend, e cila është në radhë të parë një krizë energjetike evropiane dhe që ndihet në vendin tonë, e që ka marrë dimensione shqetësuese shtesë me luftën në Ukrainë. Vetë agresioni ushtarak na ka paraqitur një sfidë historike, si anëtare e NATO-s, së bashku me aleatët tanë, për t’iu përgjigjur pa kompromis këtij akti anti-civilizues, siç është shkelja brutale e ligjit ndërkombëtar dhe të gjitha konventave për paqen dhe sigurinë”.

 

Kovaçevski tha se ndër prioritetet e Qeverisë ishin përmbushja e qëllimeve në aspektin e projekteve madhore infrastrukturore, si dhe integrimi evropian si synim strategjik.

 

Prioriteti tjetër, tha Kovaçevski, është mbrojtja e standardeve të jetesës së qytetarëve dhe mbështetja e kompanive në dritën e krizës ekonomike që vjen nga kriza energjetike dhe ushtarake.

 

Në ekspozitën me rastin e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë në seancën tematike, kryeministri Kovaçevski u referua për të arriturat më të rëndësishme në departamentet e zëvendëskryeministrave dhe në të gjitha ministritë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here