Ministri Osmani: Propozimi i Portugalisë si kornizë bazë mbetet zgjidhja më e mirë për debllokimin e eurointegrimeve

56

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani u shpreh se propozimi i Portugalisë mbetet zgjidhja më e mirë për debllokimin e eurointegrimeve.

Deklarata e Osmanit vjen si koment në deklaratat e fundit të kryeministrit bullgar, Kiril Petkov i cili tha se për heqjen e vetos, BE duhet të garantojë për ndrushimin e Kushtetutës.

“Mendoj se propozimi portugez si kornizë bazë për idetë e shkëmbyera mes dy qeverive në javët e fundit, mbetet zgjidhja më e mirë për zhbllokimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit”, tha Osmani për televizionin Telma.

Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një deklaratë për BTV sot përsëriti se garancia për të drejtat e bullgarëve në vend mund të sigurohet përmes procesit të integrimit evropian, për të cilin vlerëson se Maqedonia e Veriut do të marrë së paku 10 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here