Azem Sadiki “s’ka kaçik” të realizojë projekte, lëvdohet me larjen e rrugëve!

Date:

Në mungesë të punëve konkrete dhe realizimit të projekteve, kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki javën e fundit është lavdëruar me punën që bën ndërmarrja komunale, Studeniçani, e cila ka larë rrugët e fshatit.

Si duket larja dhe pastrimi i rrugëve i duket vepër e madhe kreut aktual të Komunës së Studeniçanit, komunë kjo e cila në disa vendbanime ka probleme me ujin e pijshëm.

Batinca, një vendbanim i komunës së Studeniçanit dhe disa fshatra malorë të kësaj komune, ankohen se në mes të verës së nxehtë kanë mungesë ujit për pije.

Ai së fundmi përpos me pastrimin e rrugëve, është marrë edhe me iftare, të cilat nuk dihet se me çfarë mjete janë paguar, por nuk ka ndonjë projekt infrastrukturor të realizuar, edhe pse u ka premtuar banorëve.