I grabitën një milionë euro bizhuteri e para, si reklamonte jetën dhe makinat luksoze Shkodran Mustafi

46

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e Shkodran Mustafit duke i grabitur sende dhe bizhuteri me vlerë, shkruan lajmi.net.

Ai ishte duke fjetur derisa grabitësit i kanë hyrë në banesën e tij në Betera.

Siç është raportuar në media, hajdutët morën para, ora dhe çanta të shtrenjta që kapin vlerën e një milion eurove.

Ata janë larguar me shpejtësi në momentin kur Mustafi është zgjuar nga gjumi për shkak të zhurmave të grabitësve.

Policia ka nisur hetimet pas denoncimit të Mustafit i cili pretendon se shuma e vjedhjes kap një milionshin.

The Sun shkruan se gabimi i mbrojtësit shqiptar është se ai ka reklamuar shtëpinë luksoze dhe makinat e shtrenjta në rrjetet sociale.

Ai ka disa makina sportive në koleksionin e tij dhe një motoçikletë.

Përveç Mustafit, viktima të grabitjeve këtë sezon ishin edhe futbollistë të tjerë, përfshirë edhe Karim Benzema./Lajmi.net/

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here