Katica Janeva “del” nga burgu, kapet duke blerë në market

47

Ish-prokurorja speciale Katica Janeva ka shfrytëzuar një fundjavë festiv për festat e Pashkëve. Ajo është liruar nga burgu i Idrizovës ku po vuan dënimin me burg dhe Telma e ka kapur duke bërë pazar në një nga marketet e Shkupit.

Nga Administrata për Ekzekutim të Sanksioneve thonë se këtë përfitim ajo e ka marrë më 23 prill dhe mbrëmë është detyruar të kthehet në Idrizovë.

Kjo masë vjen pas ligjit që lejon lirimin e të burgosurve pas vuajtjes së 1/3 të dënimit me burg, i cili për Janevën u dënua me 7 vjet.

Ajo u dënua në rastin Reket, së bashku me Bojan Jovanovskin i cili u dënua me 9 vjet burg dhe Zoran Milevski Kiçeec i cili e pranoi fajin dhe mori 3 vjet.

Për herë të parë Janeva ka përdorur një masë të tillë për festat e Vitit të Ri dhe deri më tani ka marrë një dalje tjetër në ora 7 të shkurtit të këtij viti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here