RMV, në mesnatë shtrenjtohet benzina dhe dizeli

Date:

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) ka miratuar vendim me të cilën do të rritet çmimi i shitjes me pakicë të derivateve të naftës.

Çmimet me pakicë të benzinave eurosuper BS95 dhe 98 do të rrite për 2.50 denarë për litër, ndërkaq çmimi i dizelit do të rritet për 1 denarë për litër. Rritje prej 1.50 denarë për litër do të ketë edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, ndërkaq mazuti do të rritet për 1.226 denarë për kilogram.

Sipas vendimit, derivatet prej mesnatës do të kushtojnë:

  • Bezina eurosuper bs 95 – 84 denarë për litër
  • Bezina eurosuper bs98 – 86 denarë për litër
  • Dizeli – 85.50 denarë për litër
  • Vaji ekstra i lehtë – 84 denarë për litër
  • Mazuti – 52.825 denarë për kilogram