SASHK-u diskriminon profesorët dhe nxënësit shqiptarë

Date:

Sindikata e Arsimit dhe Shkencës ka anashkaluar dhe neglizhuar në maksimum nxënësit dhe profesorët shqiptarë. Nga kjo sindikatë nuk kanë lëshuar ndër vite asnjë reagim për shkollën shqipe në Idrizovë, ata nuk kanë reaguar asnjëherë as për mungesën e shkollës në Bllacë, gjithashtu nuk kanë reaguar për mungesën e shkollës shqipe në Vizbeg, raporton indeks.mk

Përveç anashkalimit të nxënësve shqiptar, Sindikata e Arsimit dhe Shkencës ka anashkaluar edhe mësimdhënësit.

Anëtarët e kësaj sindikate janë të gjithë maqedonas. Maqedonas është edhe përfaqësuesi i kësaj sindikate për komunën e Çairit, dhe komunën e Tetovës po edhe në Kumanovë.

Përfaqësues të kësaj sindikate shqiptarë janë vetëm dy edhe atë nga Qyteti i Strugës dhe Kërçovës. /indeks.mk/