SASHK-u dorë e zgjatur e VMRO-së, lë nxënësit pa mësim

51

Edhe përskaj të apeleve nga partitë në pushtet që greva në arsim të ndalet, të mos zgjatet dhe të mos politizohet, opozita e ka bërë të kundërtën.

Partia e Mickoskit e ka politizuar skajshmërisht grevën e mësimdhënësve dhe po mundohet që nëpërmes ndikimit në përfaqësuesit e Sindikatës për Arsim dhe Shkencë, të realizojë qëllimet e veta politike.

Së fundmi, VMRO-DPMNE-ja ka dalë në mbështetje të grevës dhe potencojnë se mbështesin çdo kërkesë të mësimdhënësve.Në dallim nga SASHK-u dhe VMRO-ja, prindërit e fëmijëve presin që mësimi të fillojë sa më parë.

Në një anketë të realizuar nga indeks.mk, prindërit dhe gjyshërit e fëmijëve thonë se protesta është politizuar dhe nxënësit po humbin padrejtësisht. Ata për indeks.mk thonë se edhe mësuesit “po e teprojnë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here