Shaqiri takon Zeqirin: UNT do të marrë kompleksin e tij të infrastrukturës

Date:

Universiteti „Nënë Tereza“ më në fund do të marrë objektin e vet, së shpejti do të nisin aktivitetet e infrastrukturës në lokacionin e caktuar nga MASH-i dhe Qeveria.
Gjashtë vite pas themelimit, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup do të marrë kompleksin e tij të infrastrukturës. Me vendim të Qeverisë disa ditë më parë, institucioni i arsimit të lartë ka marrë lokacion ku objektet ekzistuese do të përshtaten për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët. Investimin do ta realizojnë Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe vetë universiteti.
Ky ishte rasti i takimit të sotëm me rektorin e sapoemëruar të Universitetit Nënë Tereza, prof. Dr. Izet Zeqiri në të cilin u krye pranim dorëzimi i lokacionit në rrethin e ish-kazermës “Ilinden” në kryeqytet, ku do të vendoset kampusi universitar. Në takim u diskutua për planin e aktiviteteve dhe dinamikën me të cilën do të realizohen.
Sot po përfundojmë procedurat administrative për të nisur ndërtimin e kampusit universitar dhe ky është hap i madh përpara në përpjekjet për ndërtimin e një institucioni cilësor të arsimit të lartë. Pritet që aktivitetet ndërtimore të fillojnë këtë vit dhe nga viti i ardhshëm akademik i gjithë procesi mësimor-shkencor do të bartet në objektet e reja.