Karen Donfried për vizitë pune në Maqedoninë e Veriut

Date:

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndihmëssekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

“Fokus i bisedimeve pritet të jenë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, perspektivat eurointegruese të Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimi në NATO dhe situatat aktuale në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Ajo do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore.

Gjatë vizitës, Karen Donfried do të realizojë takim edhe me presidentin, Stevo Pendarovski, kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, minsitrin Bujar Osmani dhe ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.