Vizitë historike në ditë historike, Talat Xhaferi politikani i parë në rajon që vizitoi Ukrainën në kohë lufte

Date:

Në pesë vjetorin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, qëndroi në Ukrainë ku u takua edhe me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me këtë vizitë Xhaferi bëhet politikani i parë në rajon që viziton Kievin në kohë lufte, shkruan Zhurnal.

Para pesë viteve më 27 prill ku zgjidhej ky profil politikani në krye të Kuvendit, huligan maqedonas të urdhëruar e dirigjuar sulmuan Kuvendit u futën brenda dhe shkaktuan trazira të pa para më parë e të pa ndodhura ndokënd, prandaj edhe zgjedhja e Xhaferit në krye të Kuvendit u bë në kushte të jashtëzakonshme.

Talat Xhaferi politikani shembullor, i matur e i përgatitur profesionalisht e moralisht dëshmoi për 5 vite që nuk ka rëndësi etnia në udhëheqje por rëndësi ka përgatitja e vullneti për të kryer punën me përgjegjësi.

Së fundmi vizita e tij në Kiev është një nga vizitat më të përfolura në rajon sepse me këtë u bë edhe politikani i parë nga rajoni që vizitoi Ukrainën pikërisht në kohën që ende lufta e gjenocidi rus po vazhdon. Kjo është e arritur për Maqedoninë e Veriut që udhëheqësi i Kuvendit ftohet në Kiev kjo i bën nder vendit. Pastaj është e arritur edhe për popullin shqiptar që jetojnë anekënd botës e veçanërisht për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë se kur duan munden kur punojnë çdo gjë është e arritur,

Vizitë historike në ditë historike mund të quhet vizita e Talat Xhaferit në Kiev e takimi me presidentin Ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili së fundmi është politikani më i përfolur në botë, që po dëshmon lidershipin e tij në kohë lufte nuk po dorëzohet po i qëndron përballë shtetit Rus i cili po ushtron gjenocid.

Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po qëndron për vizitë në Ukrainë ku dje në orët e hershme të mëngjesit ka mbërritur me tren përmes Polonisë.

Kryetari Xhaferi i vizitoi qytetin Irpin dhe pistën e Hostomelit që janë të shkatërruar nga veprimet luftarake, pas çka bashkë me kryetarët tjerë të parlamenteve dhanë deklaratë bashkë.

Në ditën e 63-të të Luftës në Ukrainë, Xhaferi politikani shqiptar nga Maqedonia e Veriut nga Kievi kujton gjenocidin serb të ushtruar mbi shqiptarët e Kosovës.

“Gjithsesi, për mua është kënaqësi e veçantë dhe e pranova ftesën që edhe personalisht ti vizitoj Buçën dhe Irpinin që personalisht t’i shohim pasojat nga ajo që është pushtimi i Federatës Ruse mbi Ukrainën. Natyrisht, prezenca ime është simbol i mbështetjes personale, institucionale dhe mbështetjes së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për popullin e Ukrainës dhe institucioneve të Ukrainës. Ne në Ballkanin Perëndimor i kemi të freskëta kujtimet nga imazhet e këtilla që i shihnim jo më gjatë se dy dekada më para, e kemi të freskët Reçakun në Kosovë, e freskët është Srebrenica në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe gjithsesi mendoj se ne ju kuptojnë dhe e dimë më së miri çfarë do të thonë këto imazhe që i shohim këtu”, tha Xhaferi.

Ai theksoi se personalisht do të zotohet që institucionet dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të ofrojnë gjithë mbështetjen e mundur që është në dispozicion bashkë me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar.

“Gjithsesi, personalisht do të zotohem që këto imazhe të emërtohen me emrin që u takon, dhe ky është gjenocid dhe asgjë tjetër”, tha Xhaferi.

Kjo vizitë e Kryetarit Xhaferi është e para e këtij lloji e përfaqësuesit të lartë nga rajoni dhe vizitë e parë e të gjitha niveleve të pushtetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të vizitës, Kryetari Xhaferi ka pasur edhe fjalim para Kongresit të Këshillave Lokal dhe Rajonal nën kryesimin e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai përmes një postimi në rrjetin e tij shpreh edhe ngushëllime familjarëve për humbjet e pësuara dhe falënderon për mundësinë që në kohë të lufte të udhëtojë i sigurt në Ukrainë.

“Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të afërmit. Për nder të jetëve të humbura, obligohemi që t’ju dëgjojmë me kujdes dhe t’ju ndihmojmë që sërish të ndërtoni të rrënuarën. Falënderim ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë, që në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne”, ka shkruar Xhaferi.