Xhaferi: Vijmë nga një vend që ka pasur pamje të tillë si Ukraina

41

Në ditën e 63-të Luftës së Ukrainës, kryeparlamentari Talat Xhaferi është nisur drejt Ukrainës. Në Ukrainë është edhe një ekip i TV21, i vetmi që mbulon vizitën e presidentit Xhaferi.

Xhaferi për TV21 sqaroi se vendet në hyrje të Kievit nuk japin përshtypje se ka ndodhur luftë, por siç potencoi Xhaferi sa afrohet kjo është e dukshme. Xhaferi shtoi se situata e till ështl një rikujtim për ne, duke qenë se vijmë nga një vend që shpeshherë ka qenë vend me një pamje të tillë gjatë historisë.

“Duke pasur parasysh që vijmë nga një hapësirë e cila shpesh në histori ka qenë vend i pamjeve të tilla, jo më para dy- tre dekadave Ballkani kishte një pamje të tillë, s’do mend se prezenca këtu duhet të na rikujtojë dëmet që shkaktoi lufta”, tha Xhaferi.

 

<iframe width=”696″ height=”392″ src=”https://www.youtube.com/embed/IptZ2PVoauQ” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here