Ahmeti uron Shaip Kamberin: I bindur se z. Kamberi të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

Date:

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Shaip Kamberin i cili ka siguruar mandatin e dytë në parlamentin e Serbisë, njofton indeks.mk

Ahmeti ka mbetur i gëzuar nga lajmi që bartësi i listës së “Koalicionit të Shqiptarëve” në Luginën e Preshevës ka dalë fitues.

“Jam i bindur se z. Kamberi me përvojën dhe guximin që ka, do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm në kauzën për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi, për rëndësinë e së cilës diskutuam edhe në takimin që kishim bashkë në muajin Mars. Deputetit Kamberi i uroj shëndet dhe mbarësi në misionin e përfaqësimit dinjitoz politik të shqiptarëve në Serbi duke e siguruar se në këtë rrugëtim nuk është vetë, por do të ketë gjithmonë përkrahjen e të gjithë neve”, ka shkruar Ahmeti./indeks.mk/