Grubi: Kryefjala e Qeverisë është stabiliteti sepse qytetarët duan stabilitet

Date:

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi, njëherit edhe ministër në ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive në 100 ditëshin e parë të Qeverisë në ekspozitën e tij ka thënë se kryefjala e këtij 100 ditëshi është stabiliteti në këtë kohë krizash.

Ai ka shtuar se Qeveria ka bindje të plota euro-amerikane dhe u përgjigjet interesave të qytetarëve.

“Jo një Qeveri që dëshiron që territori i Ukrainës duhet t’i bashkëngjiten Rusisë, jo një Qeveri që dëshiron çnjohjen e Kosovës. Kryefjala e kësaj Qeverie është stabiliteti. Qytetarët duan stabilitet dhe parashikueshmëri dhe jo aventura e paparashikueshmëri. Vendi ynë e ka Qeverinë e duhur në kohën e duhur, euro-amerikane dhe euro-atlantike”, tha Grubi

Shtoi se kjo qeveri përpos stabilitetit e siguroi stabilitetin edhe në krizën shëndetësore dhe në kohë të krizës së luftës.

“Arritëm ta mbajmë paqen sociale. Në këtë 100 ditësh jemi fokusuar në projekte infrastrukturore, Korridori 8 do të realizohet. Përpos Korridorit 8 po punojmë fuqishëm edhe në përfundimin e projektit për autostradën Shkup-Bllacë”, deklaroi Grubi.