Myftiu i Shkupit jep lajm pikëllues, ndahet nga jeta Hafiz Huzri ef. Idrizi nga Bukoviçi

Date:

Myftiu i Shkupit, Qenan ef. Ismaili nëpërmes një statusi në “Facebook”, dje ka publikuar një lajm të hidhur. Nëpërmes shkrimit, Ismaili ka njoftuar se ka ndërruar jetë Hafizi Huzri ef. Idrizi

Ismaili ka shprehur ngushëllime familjes po edhe xhematit të xhamisë së fshatit Bukoviç.

Statusi i plotë:

Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-mualimit të Xhamisë “En-Nur” të fshatit Bukoviq, Hafiz Huzri ef. Idrizi.

Do ta kujtojmë gjithmonë si njeri serioz e të matur, i cili ia kushtoi një jetë të tërë Islamit, moralit, dijes, edukimit të brezave e në veçanti kultivimit të hafizëve.

Në këtë natë të bekuar të muajit Ramazan, në emrin tim personal dhe të Myftinisë së Shkupit, falmiljes Idrizi dhe xhematit të fshatit Bukoviq i shpreh ngushëllime të sinqerta me lutje që Allahu xh.sh ta ketë pranuar në mëshirën e Tij!

Dr. Qenan ef. Ismaili

Myfti i Shkupit