“Nuk kam ni me e çu njerin prej iftarit e me e vra” – Gold Ag reagon për tragjedinë në Klinë

Date:

Sipas raportimeve ai ishte duke ngrënë iftar me familjen, e pas daljes nga restauranti, në parking kishte ndodhur tragjedia, shkruan lajmi.net.

Fazli Hoxha, viktima 23-vjeçar është i biri i dëshmorit sipas të cilit edhe ia kishin lënë emrin

E për këtë ngjarje ka reaguar reperi nga Presheva, Gold AG me anë të një postimi në InstaStory.

“Me qu njerin prej iftari e me vra nuk m’ka ba vaki ndonjë herë me dëgjo. Cili do jetë motivi është jashtë çdo norme njerëzore. Ngushëllime familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën këtë djal dëshmori e ata që e vranë e marshin dënimin e merituar në të dy botët. Këtë djal paska kush e pret në botën tjetër baba dëshmorë. Po juve që e vratë a ka kush që ju pret”, ishte mbishkrimi i këngëtarit.

Ndërsa sot Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona. /Lajmi.net/