Osmani hap mbledhjen e Drejtorëve politik të NATO-s

Date:

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, hapi takimin e Drejtorëve të sigurisë politike nga Ministritë e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, cili për herë të parë mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Ministri Osmani iu referua situatës politike dhe sfidave të sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, si dhe nevojës për forcimin e mëtejshëm tëbashkëpunimit dhe prezencës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian në rajonin tonë.

“Mungesa e një perspektive kredibile evropiane dhe euroatlantike në Ballkanin Perëndimor mund të ketë një sërë pasojash negative, veçanërisht në aspektin e stabilitetit rajonal. Prandaj, përshpejtimi i proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe qasja e konsoliduar e NATO-s dhe BE-së në rajon është mjeti më i mirë për tejkalimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e proceseve demokratike në rajonin tonë”, – theksoi Osmani.

Në kontekst të situatës aktuale të sigurisë, ministri Osmani theksoi sfidat me të cilat ballafaqohet zona euroatlantike dhe mënyrën e reflektimit të tyre në Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, i cili pritet të miratohet në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Madrid.

Mbajtja e takimit në Shkup është një tjetër dëshmi e rëndësisë së Ballkanit Perëndimor, si rajon strategjik për NATO-n, por edhe i kredibilitetit të Maqedonisë së Veriut si anëtare e Aleancës.