Osmani: Mbi 900 ukrainas kanë hyrë në RMV! Jemi të gatshëm për ndihma

52

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në ClickPlus në TV21 gtha se që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, në vendin tonë kanë hyrë mbi 900 shtetas të Ukrainës.

“Mbi 900 ukrainas kanë hyrë në vend pas nisjes së luftës, kuptohet nuk janë regjistruar si refugjatë me status, sepse megjithatë janë vendosur tek familjarë dhe miq, por kërkojnë ndihma nga Kryqi i Kuq dhe në bazë të kësaj i regjistrojmë”, deklaroi Osmani.

Ministri Osmani tha se vendi ynë është i gatshëm për çfarëdolloj ndihme.

“Është shumë me rëndësi, e dimë se ka krizë ekonomike, se kjo kërkon shumë shpenzime financiare, por këto janë kohëra ku ne duhet të tregojmë solidaritet në pjesën e pranimit të refugjatëve ukrainas, kuptohet më tej ashtu siç do të hapet nevoja për solidaritet në çfarëdo baze, ne do të kyçemi”, tha Osmani.

<iframe width=”696″ height=”392″ src=”https://www.youtube.com/embed/I2KK_Xz9nTw” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here