Ivanovski: Pse kjo qasje ndaj monumenteve të UÇK-së, ata kanë heronjtë e tyre ashtu siç i kemi ne

Date:

Gazetari maqedonas, Sashe Ivanovski përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar debatet lidhur me përmendoret dhe monumentet e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se pse një qasje e tillë negative nga ana e maqedonasit ndaj monumenteve të UÇK-së, ndaj heronjëve të shqiptarëve që vdiqën për të drejtat e tyre, ashtu si maqedonasit kanë partizanët, komitët etj.

“Deri kur do të vuajmë për monumentet e UÇK-së në vend. Ata janë heronjtë e shqiptarëve tanë, ata vdiqën për të drejtat e tyre, ata u flijuan për të drejtat e popullit të tyre, ata janë komitat dhe partizanët e tyre. Pse ne kemi të drejtën të kemi heronjtë tanë dhe se atyre u ndalojmë të kenë heronjtë e tyre dhe ti përkujtojnë”, ka shkruar Ivanovski.