Përmendorja e “Branitellave” në Kumanovë, Miftari: Dimitrievski po krijon tensione të panevojshme, ka mbetur me mendësinë e vjetër

Date:

Duke folur për “premtimin” e Maksim Dimitrievskit për ndërtimin e përmendores së “branitellave” në Kumanovë, gazetari i të përditshmes Koha, Zenel Miftari në një prononcim për indeks.mk ka thënë se Dimitrievski po e udhëheq Kumanovën me mendësi të vjetër.

Miftari ka thënë se Dimitrievski në vend se të mendojë për zhvillimin, ekonomiko-infrastrukturorë të Kumanovës flet për lapidare.

“Ai ende mendon për investime në lapidare dhe nacionalizëm. RMV-ja është anëtare e NATO-s dhe pretendon të anëtarësohet në BE. Ai ende ka mbetur në shekullin XX me mendësi të vjetër. Mendoj se do të ketë ndikim negative sepse do të ngriten tensione të panevojshme dhe nuk ka asnjë lloj indikacioni pozitiv”, tha Miftari.

Kundër lapidarit të “branitellave” kanë ngritur zërin edhe këshilltarët e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë. Ata u japin garancion qytetarëve se nuk do të lejojnë ndërtimin e një përmendoreje të tillë. Nënvizojnë se Maksim Dimitrievski po nxit tensione ndër-etnike me një paralajmërim të tillë.